E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgoset prodhuesi i protezave te gjoksit

Themeluesi i kompanisë franceze të protezave tëgjoksit ka përfunduar në burg pasi nuk ka paguar lirimin me kusht. Zhan Klod Mas u dërgua të martën në burgin Bomet në Marsejë. 72 vjeçari do të lirohej nëse paguante 100 mijë euro në janar, pasi u përball me akuzën e “dëmtimit të pavullnetshëm”. Kompania Poly Implant Prothese u mbyll në 2010, pasi u zbulua se kishte përdorur xhel industrial për silikonin. Më shumë se 400 mijë femra në 65 vende të botës mendohet se kanë përdorur këto proteza.
Qeveria franceze ka këshilluar rreth 30 mijë gra të heqin protezat e kësaj kompanie, një thirrje kjo që është përsëritur disa herë edhe në vende të tjera përfshirë këtu Gjermaninë dhe Republikën çeke.
Mas e nisi biznesin e tij mjekësor duke shitur medikamente, ndërsa themeloi kompaninë e protezave në 1991.
Kompania e tij ishte e treta në botë për prodhimin e silikonit.
Në të kaluarën ai kishte pranuar se xheli i silikonit nuk ishte miratuar nga ana mjekësore, por kishte deklaruar se protezat nuk ishin të rrezikshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›