E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Londër për takimin e G20-ës

Presidenti Barak Obama arriti në Londër për samitin global mbi krizën ekonomike botërore. Kjo është ndalesa e parë e Presidentit Obama në një turne 8 ditësh që do të përfshijë tre takime të nivelit të lartë, takime të shumta kokë më kokë me udhëheqës botërorë si dhe vizitën e parë për zotin Obama në një vend kryesisht mysliman që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë. Së bashku me udhëheqës të tjerë botërorë, ai do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G20-s në një ndërtesë konferencash jo shumë larg qendrës financiare të kryeqytetit britanik ku fokusi i këtij samiti është të mos lejohet që kriza e tanishme ekonomike të përsëritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›