E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izrael, Parlamenti miraton qeverinë e re

Parlamenti izraelit ka miratuar mbrëmë me shumicë votash kabinetin e ri qeveritar në krye me Benjamin Netanjahun. Duke folur para deputetëve, shefi i partisë së djathtë Likud, Netanjahu ka porositur se qeveria e tij do të bëjë gjithçka është në mandatin e saj për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme me të gjithë fqinjët dhe me botën arabe në përgjithësi. Ai megjithatë nuk ka folur për themelimin e shtetit palestinez, që është qëllimi themelor, të cilin e përkrahin SHBA-të si aleat kryesor i Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›