Sarkozi i bën thirrje Moskës të respektojë armëpushimin me Tbilisin
Presidenti francez Nicolas Sarkozy i bëri thirrje Rusisë që të respektojë menjëherë marrëveshjen ndërkombëtare të armëpushimit për Gjeorgjinë, që Moska e ka nënshkruar por e ka shkelur vazhdimisht duke sfiduar shumë qeveri perëndimore.
Zoti Sarkozy e ndërmjetësoi marrëveshjen e cila kishte klauzola për tërheqjen ruse nga territori gjeorgjian. Por forcat ruse vazhdojnë të jenë në pozicione kyçe brenda Gjeorgjisë duke shkaktuar një valë kritikash nga Perëndimi.
Zoti
Sarkozi e quajti gjithashtu të papranueshëm vendimin e Rusisë për të ndryshuar
kufijtë ndërkombëtarë të Gjeorgjisë duke njohur pavarësinë e rajoneve
separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. //rd//