Berisha: “Shkollat të pajisen me biblioteka”
Autori i Lajmit: red.
Problematikat e tregut të librit në Shqipëri pritet të marrin zgjidhje. Këtë herë është vetë qeveria që do të nxisë një politikë të re mbështetëse dhe promovuese ndaj librit dhe bibliotekave. Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri vuri në dukje atë që është konstatuar jo pak se biblotekat në Shqipëri kanë humbur vlerën e tyre, ndërsa kërkoi hartimin e një platforme ku të ndryshojë rrënjësisht qëndrimi indiferent për librin. “Gjatë këtyre viteve, libraritë në shumë raste e humbën destinacionin e tyre shumë të rëndësishëm. Në shumë rrethe nuk ka librari të mirëfillta, nuk ka lokale ku të shitet libri dhe rrjeti i librarive të vendit është shumë i cunguar. Ne po i pajisim shkollat me laboratorë informatike dhe kjo është shumë e domosdoshme, por nuk mund të themi se kemi bërë kujdesin e duhur për të pasur krahas tyre edhe bibliotekë në çdo shkollë”, - u shpreh kryeministri Berisha në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Më tej Berisha ka kërkuar nga ministri i ri i Arismit, Fatos Beja, që të përpunojë një platformë, e cila të sanksionohet në vendim qeverie, por në rast nevoje edhe në ligj. “Nëse shkon në bibliotekat e shkollave rrezikon që autorët shqiptarë, rilindësit dhe autorë të tjerë që kanë botuar vepra në Shqipëri dhe jashtë saj, që janë të njohur në Shqipëri dhe në botë, si Ismail Kadare, etj., të jenë ekzotikë në këto biblioteka. Të mos flasim pastaj për libra të tjerë që mund të mos jenë fare nëpër raftet e tyre dhe që mund të kenë tjetër karakter”, - vazhdoi më tej Berisha.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008