E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Autori i Lajmit: red.
Gazetarët iu përgjigjën dje apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe qytetarëve në nevojë. Gazetarë të mediave të ndryshme, të shkruar dhe asaj vizive, iu drejtuan dje Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë, duke u bërë pjesë e aktivitetit të organizuar me iniciativë të Zyrës së Shtypit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. “Të dhurojmë gjak për fëmijët talasemikë, të cilët kanë nevojë një herë në tri javë ta marrin atë. Nëse ne nuk punojmë të sensibilizojmë të parët, askush më mirë se ne nuk mund ta bëjë këtë”, - u shprehën gazetarët. Ndërkohë, nisma e gazetarëve socialë, u përshëndet edhe nga kryetari i Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zenelaj. Ai falënderoi median që ngriti këtë problem për fëmjët talasemikë, hemoflobikët dhe qytetarët e aksidentuar, si dhe gazetarët e pranishëm që morën iniciativën për të dhuruar gjak brenda mundësive.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›