Sarkozi, kërcënime gazetarit për Karlën
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, para se të martohej me Karla Brunin, kishte kërcënuar një gazetar so do ti thyente turinjtë. Shkak për këtë ishte bërë një shkrim i gazetarit Patrick Beson, i cili aludonte se Bruni është një grua imorale. Kjo gjë është zbuluar në librin e Olivier Gisbert. Sipas këtij të fundit, Sarkozi i kishte thënë gazetarit se, shkrimi është neveritës dhe për këtë arsye meriton që të të thyej turinjtë. E meritoni. Si do të ndjeheshit ju nëse do tju thoshin që gruaja juaj është kurvë dhe madje, mund të flejë edhe më djemtë tuaj. Përgjigjia e Sarkozisë erdhi pas shkrimit të gazetarit, i cili i kishte dhënë këshilla atij që mos ta prezantonte Karlën me djemtë apo me Barak Obamën dhe meshkuj të pashëm. Karla Bruni ka qenë e lidhur me shumë njerëz të njohur, si Eric Cleptonin, Mick Jeggerin dhe Donald Trump.