Sllovaki Fico fiton 84 nga 150 vende ne parlament

Socialdemokratët e partisë së ish-kryeministrit, Robert Fico, fitojnë zgjedhjet e parakohshme në Slovaki. Sipas “exit poll” ajo ka marrë 84 vende në parlament nga 150 gjithsej. Fico, partia e të cilit mbështet taksat më të larta për të pasurit, u zotua që do të qëndrojë me politikën e qeverisë së mëparshme për të reduktuar deficitin. Pasi qeveria e Iveta Radicova u përfshi nga një skandal financiar. Smer ka arritur të marrë 44.9 % të votave të zgjedhjeve të së shtunës. Zgjedhjet vjen dy vjet më herët nga parashikimi, pasi koalicioni qeverisës u rrëzua tetorin e kaluar kur një prej anëtarëve të tij nuk pranoi të mbështesë zgjerimin e fondit të Eurozonës. Gjithësesi, në zemër të protestave të fundit është një dosje e njohur me emrin “Gorilla”, e hartuar nga shërbimet sekrete sllovake, që në dhjetor u shfaq në internet. Dosja thoshte se grupi financiar “Penta” u kishte dhënë në periudhën 1998-2006 ryshfete partive në pushtet, të udhëhequra nga kryeministri i atëhershëm, Mikulas Dzurinda. Zgjedhjet e së shtunës janë shoqëruar dhe me protesta e përleshje me forcat policore. Rreth 300 manifestues lëshuan gurë dhe vezë ndaj policisë, e cila reagoi me gaz lotësjellës për të parandaluar hyrjen e tyre në parlament.