E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi në Spanjë, takim me kryeministrin për euron

Sipas publikimeve të sotme nga ana e Sarkozisë, ai tha se dëshiron të duartrokasë vendimet jashtëzakonisht të guximshme që Spanja ka marrë për t’u përballur me krizën.

Agjencia e ratingut “Standard & Poor's” uli besueshmërinë e nëntë shteteve evropiane me borxhe të mëdha, përfshirë edhe Francën që më parë vlerësohej me AAA dhe Spanjën që tashmë vlerësohet me AA-.

Sarkozi ka qenë optimist duke thënë se kriza do t’i jepte Francës “mundësinë për të marrë vendime të shpejta, ngase situata e kërkon këtë”.

“Guximi të jep forcë për të vepruar. Franca është një shtet i madh. Gjatë historisë së saj, Franca ka kaluar shumë momente të vështira. Franca u ka rezistuar këtyre tre vite krize dhe do të vijojë të rezistojë, madje duke dalë edhe më e fortë”, tha Sarkozi./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-16 18:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›