E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 18-vjeçari me armë

Në pranga përfundoi shtetasi Aleksandër Gjon Përvataj, 18 vjeç, banues në Babrru.

Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 20.30, në afërsi të Piramidës, është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistoletë “Mini Bllow”, kalb. 8mm, me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”./Start/

                                                                                             2012-01-16 10:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›