E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush pas Hillary Clintonit?

Një dilemë tjetër, e cila preokupon njerëzit në kryeqytetin e SHBA-së, është identiteti i sekretarit të ardhshëm të shtetit. Mbetet ky një funksion me rëndësi të veçantë. Ata gjithsesi se nuk janë në gjendje që të jenë rival të denjë të Hillary Clintonit, e cila është e vendosur që funksionin e saj ta ushtrojë deri në janar. As që mund të dyshohet se ajo ka vullnetin, reputacionin jashtë vendit dhe popullaritetin në shtëpi, për t’u larguar kokëlartë nga funksioni.

Krahas spekulimeve se kë do ta përzgjedh Mitt Romney për kandidat për funksionin e zëvendëspresidentit nga radhët e republikanëve, në Washington një dilemë tjetër, e cila preokupon njerëzit në kryeqytetin e SHBA-së, është identiteti i sekretarit të ardhshëm të shtetit. Mbetet ky një funksion me rëndësi të veçantë. Kandidatëve të mundshëm gjithsesi se ju fuqia e sekretarëve të mëhershëm, si Henry Kissinger, Colin Powell dhe Condi Rice. Dhe ata gjithsesi se nuk janë në gjendje që të jenë rival të denjë të Hillary Clintonit, e cila është e vendosur që funksionin e saj ta ushtrojë deri në janar. As që mund të dyshohet se ajo ka vullnetin, reputacionin jashtë vendit dhe popullaritetin në shtëpi, për t’u larguar kokëlartë nga funksioni.

Kandidatët si të Barack Obamës, ashtu edhe të Romneyt, në thelb janë profesionistë të brendshëm, të njohur dhe të respektuar nga zyrtarët vendas dhe udhëheqësit e huaj. Por atyre ju mungon prania në skenë e paraardhësve të tyre.

Lista e Obamës përqendrohet në John Kerryn, kryesuesin e Komitetit të senatit për marrëdhënie me jashtë; ambasadorën e SHBA-së në OKB, Susan Rice dhe këshilltarin për siguri kombëtare, Thomas Donilon. Sipas burimeve të brendshme, Obama është i mendimit se Kerry do të udhëtojë shumë dhe do të jetë i suksesshëm dhe do të përzihet më pak në marrjen e vendimeve politike. Rice duket mjaft e butë, ndërsa Donilon konsiderohet si një prej kokave më të mençura politike.

Kontigjenti i republikanëve është paksa më i paqartë, pasi që Romney vëmendja e Romneyt ishte e përqendruar në zgjedhjet paraprake në radhët e republikanëve. Me fjalë tjera, ai ende nuk ka njohuri për ekspertët për politikë të jashtme. Megjithatë, pothuajse me siguri se Romney në listën e tij do të përfshijë Robert Zoellickun, presidentin në largim të Bankës Botërore; Stephen Hadleyn, këshilltar për siguri kombëtare të George Bushit dhe Richard Haasin, president të Këshillit për marrëdhënie të jashtme. Që të gjithë këta kandidatë kanë ushtruar funksione të larta në administratat republikane.

Të mos llogarisim këtu me dy befasitë e mëdha të mundshme, asnjëri prej tyre i ndërlidhur me parti politike: William Burns, zëvendëssekretari aktual i shtetit dhe Nicholas Burns, i cili ka mbuluar funksionin numër tre në State Department, gjatë kohës sa Condi Rice ishte sekretare e shtetit.

Gara për këtë funksion ndjekë disa rregulla joformale, të përcaktuara me kujdes. Gara zhvillohet në heshtje dhe me manovra të llogaritura mirë. Thuhet se Donilson i ka sugjeruar Obamës që Susan Rice të zëvendësojë Zoellickun në funksionin e presidentit të Bankës Botërore. Ishte ky një veprim i arsyeshëm, duke pasur parasysh vështirësitë e SHBA-së për të mbajtur presidencën e Bankës Botërore. Por në atë moment, ky vendim gjithashtu do ta largonte nga gara Rice, e cila aktualisht konsiderohet si pasaardhësja më e mundshme e Clintonit.

Hadley po e ndjek rrugën përtej politikave partiake. Ai shërben në bordin mbikëqyrës të Clintonit për politikë të jashtme dhe nuk i është bashkuar kritikave partiake në adresë të Obamës. Por kredencialet e tij politike janë aq solide, sa që ai konsiderohet si favorit për të përzgjedhurin e Romneyt për funksionin e sekretarit të shtetit.

John Kerry po ruan një profil të ulët, për t’iu shmangur kundërthënieve.

Pavarësisht vëmendjes që i kushtohet asaj se kush do të jetë fytyra e presidentit në politikën e jashtme, funksioni i sekretarit të shtetit nuk është ai, që ka qenë dikur. Problemet frikësuese po lulëzojnë. Ekziston gjithmonë rreziku që të thithesh në vrimat e ferrit, siç janë Irani, Siria apo Koreja e Veriut. Rajoni i Lindjes së Mesme duket më shpërthyes se asnjëherë më parë. Kina tani po del në sipërfaqe si një superfuqi sfiduese.

Në momentet vendimtare të historisë amerikane, sekretarët e shtetit kanë dalë përpara, për të formuluar shtegun strategjik të vendit. Strategët që mbahen mend janë George Marschall për presidentin Truman, Henry Kissingeri për Nixonin, James Baker për George H.W Bush.

Por për tashmë gati dy dekada, fuqia e politik-bërjes është përqendruar në Shtëpinë e Bardhë nën kryesimin e George Bushit dhe nënkryetarit, Dick Cheney dhe tani edhe në duart kontrolluese të Barack Obamës. Sekretarët e bëjnë diplomacinë dhe ekzekutimin e saj, por politika, që bëhet në mënyrë mjaft të centralizuar, mbetet përgjegjësi e Zyrës Ovale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›