Itali shperthen serish Etna

Vullkani më aktiv në Europë , Etna ka shpërthyer sërish mbrëmjen e së hënës, duke sjellë një shfaqje spektakolare. Një fazë e re shpërthimesh, që nisi që javën e parë të këtij viti, po ndodh në kraterin e ri juglindor të vullkanit Etna në Siçili. Aktiviteti vullkanik është i shtati që prej fillimit të këtij viti.
Llava që del prej vullkanit rrjedh drejt Luginës së shkretë të Bovës.
Aktiviteti i tij që shihet me sy që nga qytetin i Katanias, nuk ka ndikuar në veprimtarinë e aeroportit ndërkombëtar të Fontanarossa.
Shpërthimi i fundit i papritur i vullkanit aktiv më të lartë të Evropës, u regjistrua me 12 prill.