Sarkozi zgjidh gjuhën dhe komenton liderët e tjerë
Të gjithë mund të imagjinojnë se mbledhjet në Shamp Elize, në mos shumë sekrete, së paku zhvillohen me kujdesin që jo gjithçka që thuhet aty të mësohet nga publiku. Por Nikolas Sarkozi është aq i shpenguar (ose i sigurt në vetvete) sa të flasë lirshëm edhe mbi tema të sikletshme si me ministrat e administratës së vet, ashtu edhe me deputetët e opozitës. Më pas, ndodh që fraza të nxehta të pëshpëriten nga ndonjë prej të pranishmëve, duke bërë, për shembull, që publiku të mësojë ç‘mendon Sarkozi personalisht për Obamën, Angela Merkel, Barrozon, Zapateron apo edhe për veten. Batuta që po të thuheshin zyrtarisht do ngrinin në qiellin e shtatë çdo gazetar, por që detyruan Shamp Elizeun të përgënjeshtronte menjëherë gjithçka, sidomos një koment pak të studiuar mbi Kryeministrin spanjoll, i cili konsiderohet nga Presidenti francez "jo shumë i zgjuar".
Sa për Presidentin e ri amerikan, Sarkozi mendon se "jo gjithnjë është në lartësinë e duhur për sa i përket vendimeve dhe efikasitetit", por e kupton: "Është zgjedhur vetëm dy muaj më parë dhe nuk ka drejtuar kurrë një ministri". Duke iu gëzuar paktit të ri franko-gjerman, Sarkozi ka vërejtur se Merkel "u rreshtua" përkrah Francës, "kur më në fund e kuptoi ku ishin katandisur bankat dhe industria automobilistike gjermane". Më i kujdesshëm për Barrozon: "Zëre se nuk ishte fare në G20".
Por për Zapateron ka rezervuar edhe ndonjë fjalë të mirë, ndoshta jo shumë i zgjuar, por aq i aftë sa për të marrë shembull nga Sarkozi: "Edhe qeveria spanjolle ka vendosur të pakësojë reklamat në televizionet shtetërore". Tone sarkastike edhe lidhur me ish- kryeministrin socialist Zhospin: "Ka njerëz të zgjuar, por që nuk kanë arritur të hyjnë as në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në karrierën time shpesh jam përballur me kundërshtarë më të zgjuar e më të ngritur se unë!". Më pas, do të duket e çuditshme, por fjalë të mira për Berluskonin: "Gjëja më e rëndësishme në një demokraci është të arrish të rizgjidhesh. Shikoni atë, ia ka dalë tri herë".
Gazeta që nxori të gjitha këto në shesh është e përditshmja "Libération", gjë që i bën francezët të besojnë se "spiuni" me shumë gjasa është njeri i së majtës, i pranishëm në Elize në kuadrin e një analize bipartizan të rezultateve të Samitit G20. Por në një çast kur dëgjohen zëra për lëvizje të mundshme në kabinetin qeveritar, nuk do të ishte çudi edhe sikur pabesia të jetë bërë prej dikujt nga e djathta. Sarkozi, atë ditë, kishte cilësuar "qesharake e të pavenda për sytë e francezëve" sjelljet e disa ministrave në media. Zëdhënësi i Elizeut tha lidhur me këtë rast se "Presidenti rekomandoi gjakftohtësi, qetësi dhe vetëkontroll". Ndërsa sipas "spiunit", Sarkozi ishte më i shqetësuar nga zakonisht, dërgonte vazhdimisht mesazhe me celular dhe u drejtohej të gjithëve me ti.