E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve të Kulturës

Data 18 prill është e njohur botërisht si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, pas miratimit në vitin 1983 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s. Kjo ditë cilësohet edhe si një mundësi më shumë për trashëgiminë kulturore shqiptare, e cila tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore, si në rastin e Gjirokastrës, Butrintit, Isopolifonisë dhe qytetit muze të Beratit. Dje, me rastin e kësaj dite edhe Instituti i Monumenteve të Kulturës organizoi një aktivitet, ku ndër të tjera prezantoi revistën "Monumentet". Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të festimit të kësaj dite, si dhe në përputhje me qëllimin për të cilin kjo ditë është përcaktuar, ka organizuar një sërë aktivitetesh në rang vendi në institucione kombëtare të trashëgimisë, si Parqet Kombëtare Arkeologjike, në Muzetë Kombëtarë dhe Drejtoritë Rajonale të Monumenteve të Kulturës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›