Indi, valë e re dhune gjatë zgjedhjeve
Një akt i ri dhune u shënua dje gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në çastin kur një grup të dyshuarish si militantë maoistë sulmuan disa roje kufitare indiane në çastin kur këta shoqëronin një grup ekspertësh zgjedhorë. Këta të fundit po kthenin pajisjet e votimit në zyrën qendrore në çastin e sulmit. Sipas autoriteteve policore, u bë me dije se agresorët u larguan menjëherë pas sulmit. Zgjedhjet në Indi zhvillohen në disa etapa dhe do të vazhdojnë deri më 16 maj, kur do kryhet numërimi përfundimtar.