E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozia kërcënoi të dilte nga euroja

Takimi

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka kërcënuar dje që të nxjerrë Francën jashtë zonës së euros në një takim të liderëve europianë. Sipas lajmit të publikuar një nga gazetë spanjolle bëhet fjala për takimin e liderëve të BE-së në takimin e së premtes së kaluar kur po debatohej në lidhje me miratimin e paketës financiare të ndihmës për Greqinë. Gazeta citoi disa komente të Kryeministrit të vendit, Zapatero. Një zëdhënësi i zyrës së Kryeministrit spanjoll nuk konfirmoi që Kryeministri kishte thënë se çfarë kishte ndodhur në takimin ku merrte pjesë edhe Kryeministri francez. Gjithsesi, sipas gazetës dhe burimeve të saj, Sarkozi kërkoi një “zotim nga të gjithë për të mbështetur Greqinë...ose në rast të kundërt Franca do të rikonsideronte pozicionin e saj në zonën e monedhës së përbashkët euro”. Sipas burimit të gazetës që u referohet deklaratave të një pjesëmarrësi në këtë takim Sarkozi në një moment të takimit arriti që t’i binte me grusht tryezës, duke kërcënuar me zë të lartë se do të linte zonën euro. Sipas burimit, një veprim i tillë bëri që Kancelarja gjermane, Merkel, të rishikonte qëndrimin e saj dhe më në fund të vendoste për t’ia dhënë mbështetjen paketës së ndihmës financiare.

Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ranë dakord në atë takim për një paketë prej 110 miliardë eurosh ndihmë financiare për Greqinë për një periudhë 3-vjeçare. Gjermania e cila më në fund e dha mbështetjen pikërisht në këtë mbledhje për një kohë të gjatë ishte kundër mbështetjes. Ndërkaq, Franca, Italia dhe Spanja kanë krijuar një front unik kundër Gjermanisë dhe se të gjitha këto vende u treguan shumë kërcënuese me Gjermaninë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›