E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt në linjat 110 kv, pa energji veriu i vendit

TIRANE - Probleme me energjinë elektrike në disa qytete në veri të vendit.

Kompania “CEZ Shpërndarje” bëri të ditur se për shkak të një defekti në dy linjat 110 kv në veri të vendit, kanë mbetur pa energji qytetet: Kukësi, Tropoja, disa komuna të Pukës, Fushë Arrëzi, Rrësheni, Rubiku, Peshkopia, Bulqiza dhe Lezha.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se është duke punuar për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›