Vlorë, tjetërsoi pronën për vjehrrin, pranga ish-kreut të Hipotekës
VLORË- Arrestohet ish- drejtori i zyrës së Hipotekës në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ish-drejtuesi i zyrës së Hipotekës Edmond Banushaj, akuzohet se ka abuzuar me detyrën duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme prona.
Polici bën me dije se Banushaj në vitin 2007 ka ndërhyrë në hartën e Hipotekës, duke bërë tjetërsim prone në favor të vjehrrit të tij.
Mësohet se ndaj ish-drejtorit të Hipotekave në Vlorë ka disa kallzime për shpërdorim detyre, ndërkohë që 1 vit më parë ai është arrestuar për të njëjtën vepër penale.
Gruipi hetimor ka nisur hetimet, ndërkohë materialet në ngarkim do i dërgohen Prokurorisë së rrethit Vlorë për verifikime të mëtejshme.
(el.me/BalkanWeb)