E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret Kardinalin Gianfranco Ravasi

TIRANE - Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Këshillit Papnor për Kulturën, Hirësinë e Tij, Kardinalin Gianfranco Ravasi.

Duke falenderuar kardinalin për kontributin që po jep në një ngritje cilësore të dialogut ndërfetar dhe intelektual, si një nga mënyrat më të mira për promovimin e vlerave të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në Shqipëri, kryeministri përforcoi edhe një herë dëshirën për të pasur Papa Benediktin XVI si të ftuar nderi gjatë vitit jubilar.

Në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kardinali Ravasi premtoi të mbështesë sjelljen për tu ekspozuar në Tiranë të librit “Meshari” të Gjon Buzukut, si dhe organizimin e veprimtarive kulturore në komunitetet arbëreshe të Italisë. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›