E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: FMN të kthehet në rregullator global

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka mbajtur fjalën e mbylljes në seminarin “Modele të reja rritjeje”. Ai bëri thirrje për masa të mëtejshme për të rregulluar situatën europiane. Sipas tij, problemet me të cilat po përballet ende Europa vijnë nga një treg global me rregulla të vjetra. Presidenti francez është ndalur edhe te Roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku e ka cilësuar atë si qendror. Sarkozy tha se FMN ka një rol qendror në përballimin e situatës, por ai duhet të jetë më i ashpër dhe ka apeluar që ky institucion të kthehet në një rregullator global. Kreu i Francës nënvizoi se të gjithë duhet të jenë të barabartë në marrjen e masave, pasi vetëm kështu mund të konkurrojmë si të barabartë. Sarkozy u shpreh se duhet t’u kërkohet më shumë llogari vendeve të tjera për veprimet, pasi, nëse nuk respektohen njëlloj rregullat, atëherë Europa duhet mbrojtur. Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti i Francës theksoi se, nëse Monedha e Përbashkët shkatërrohet, Europa do të ketë të njëjtin fund.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›