EULEX gradualisht shtrin ndikimin edhe në veri
Prishtinë - Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, EULEX-i dhe institucionet e sundimit të ligjit u takuan sot në Prishtinë për mbledhjen e shtatë të Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit.
“Përherë e më shumë autoriteti i EULEX-it po shtrihet në territorin e Kosovës, dhe po bëhet më funksional dhe operativ, e që është strategjia e këtij bordi”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
“Tani kemi personel ndërkombëtar prej më shumë se 1600 personave, dhe personel vendor afër 800 nëpër të gjithë Kosovën, dhe në vazhdueshmëri jemi duke ndërtuar praninë dhe duke i thelluar aktivitetet”, tha në fjalimin hyrës Shefi i Misionit EULEX-it, Yves de Kermabon.
Gjatë takimit, Kryetari i Gjykatës Supreme, Rexhep Haxhimusa dha një përmbledhje mbi reformat në gjyqësinë e Kosovës, duke i theksuar sfidat me të cilat është duke u përballuar gjyqësia, sidomos në numrin proporcionalisht të vogël të gjykatësve dhe prokurorëve që janë pjesë e Gjyqësisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të mbështes dhe të rrit efikasitetin e sistemit gjyqësor por gjithnjë duke respektuar dhe ruajtur pavarësinë e institucioneve gjyqësore.
Është diskutuar edhe procesi rishtas i filluar i shqyrtimit të gjykatësve dhe prokurorëve. Bordi erdhi në përfundimin se është shumë e rëndësishme që personat të cilët i përmbushin kërkesat të emërohen sa më shpejtë që është e mundur. Ministria e Drejtësisë i ofroj ndihmë Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokuror rreth informatave shtesë për kandidatët që janë duke u shqyrtuar.
Propozimi për “Strategjinë e Komunikimit për Polici, Dogana dhe Gjyqësi” i përpiluar nga EULEX-i dhe institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës u aprovua nga Bordi. Kjo do të përmirësoj mënyrën e komunikimit të EULEX-it dhe qeverisë me media, si përshembull në kohë të krizave. Që të dyja, Ministria e Ekonomisë dhe Financave si dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të emërojnë nga një zëdhënës për këtë çështje.
Është ngritur edhe çështja e paraburgimit preventiv, në këtë rast duke ju referuar personave që kanë marrë verdiktin vetëm gojarisht dhe që janë duke pritur vendimin e gjykatës për të filluar vuajtjen e dënimit. Të dy palët janë të shqetësuara rreth vonesave në sistemin gjyqësor, dhe do të merren me këtë çështje seriozisht.
Bordi i Përbashkët gjithashtu vendosi se në mbledhjen e ardhshme Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe Zëvendësshefi i EULEX-it, Roy Reeve, të paraqesin një draft propozim për ligjin kundër shpëlarjes së parave.