Sarkozy nderon Betancourt me medalje nderi
PARIS - Ingrid Betancourt është shprehur sot e shqetësuar për pengjet e tjera që janë në duart e rebelëve. Deklaratën ajo e ka bërë gjatë ceremonisë për nderimin e saj me një nga medaljet më të njohura franceze. “Pengjet sot mund të trajtohet shumë më keq pas lirimit tim”- ka thënë ajo.
Presidenti Nicolas Sarkozy i dha Betancourt titullin “Cavaliere della Legion d'Onore” në parkun Eliseo, ceremoni që u transmetua direkt nga televizionet franceze.
Betancourt u lirua javën e shkuar pas 6 vitesh ‘burg’ në xhungën, ku u mor nga militantët e Farc (forcave të armatosura revolucionare të Kolumbisë) që vijojnë të mbajnë nën tutelë qindra të tjerë.
“Zemra ime qan për shokët e aventurës së pafat, shumë të tjerë si unë janë akoma në duart e tyre”- tha ajo ndërsa dekorohej me titullin e nderit.
Ajo ka kujtuar se pengjet nuk kanë zë, janë të vetëm dhe ka shumë gjasa që të trajtohen shumë më keq se disa ditë më parë. Sipas saj, zinxhirët e tyre ka mundësi të jenë më të shkurtër se më parë.
Betancourt, qëka qytetari franko-kolumbiane, tha se e kaloi burgun e saj mes pemëve dhe e quajti trajtimin e bërë, krejtësisht jo njerëzor.
Ndërkohë presidenti francez e ka quajtur atë një simbol të shpresës.
(Reuters)