E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, pa energji disa zona në Tiranë

TIRANË- CEZ Shpërndarje njofton se për shkak të motit të keq do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë. Pa energji do të jetë zona tek stadiumi Dinamo dhe komuna e Parisit.

Mungesën e energjisë elektrike do ta vuajnë edhe banorët tek zona pranë shkollës “Petro Nini”, pa energji Farka, rruga “Sami Frashëri”, zona te ish-Poligrafiku, Kinostudioja dhe zona e Freskut.

CEZ Shpërndarje njofton konsumatorët se do punohet për riparimin e defektit.

Edhe OST njofton se, për arsye të kushteve të papërshtatshme të motit gjatë ditës së sotme, është bërë i pamundur vazhdimi í punimeve të parashikuara në zonën e Vlorës dhe të Burrelit.

Për pasojë zonat që do të ngelen pa energji do të jenë: Bulqiza,Vojniku, Peshkopia, Bashkia Vlore dhe Komuna Qender.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›