E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nisi fushatën zgjedhore

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, nisi fushatën e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë me dy mitingje në dy shtete që pritet të jenë përcaktuese në zgjedhjet presidenciale, në Ohajo dhe Virxhinia.

Presidenti i tha mbështetësve të tij në Ohajo se SHBA është duke dalë nga recesioni dhe se kërkon një mandat të dytë për të çuar deri në fund platformën e tij të suksesshme ekonomike.

Duke folur për rivalin e tij, republikanin Mitt Romney, Obama vlerësoi se një fitore për të do të kthente pas kohën. Megjithatë, pranoi se zgjedhjet e 6 nëntorit do të përcaktohen nga një rezultat i ngushtë.

“Kjo nuk është thjeshtë një zgjedhje e ardhshme, por një moment vendimtar për klasën e mesme. Kemi bërë shumë rrugë për ta lënë atë në këtë pikë dhe kjo është arsyeja përse do të konkurroj për një mandat të dytë si president i SHBA-së”, tha presidenti në arenën e basketbollit, përpara 14 mijë mbështetësve.

Ditën e premte, Romney kritikoi ashpër administratën aktuale për reformat e munguara dhe paaftësinë e saj për të luftuar papunësinë, e cila që prej vitit 2009 ka mbetur në normën e 8 për qind.

Në kundërpërgjigje të deklaratës së Obamës, një zëdhënësi i tij deklaroi: “Ndërsa Presidenti Obama në fjalën e tij harroi shifrat e dobëta të tri viteve e gjysmë në drejtimin e vendit, amerikanët nuk do ta harrojnë këtë. Këtë nëntor, ai do të paguajë mosrealizimin e premtimeve të tij dhe kryesimin e paefektshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›