E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton shton trysninë ndaj Indisë

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, do të shfrytëzojë vizitën e saj dyditore në Indi për të kërkuar reduktim të mëtejshëm të importeve të naftës iraniane.

Zyrtari që ka udhëtuar me Clintonin në Bangladesh, para arritjes së saj në Indi, ka thënë se kjo çështje do të jetë në krye të agjendës së bisedimeve të sekretares me udhëheqësit indianë.

India ka nevoja të jashtëzakonshme të energjisë dhe ka shënuar ca progres në lehtësimin e varësisë së saj nga nafta iraniane. Por Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar uljen e mëtutjeshme të kësaj varësie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›