E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sasnitski: Duam fitore edhe në Tiranë

Sherif Tiraspol

Andrei Sasnitski, trajneri i Sherif Tiraspol, është shprehur i kënaqur me fitoren 3-1 që kampionët e Moldavisë arritën me Dinamon, në turin e dytë eliminator të Champions League. “Fitorja mbetet fitore, megjithatë ka një element që më shqetëson: pësuam një gol në fushën tonë. Gjithsesi, e realizuam objektivin e realizimit të shumë golave”, tha tekniku ukrainas. “Dinamo është një skuadër me eksperiencë dhe me një repart mjaft të fortë sulmues. E njihja forcën e disa lojtarëve të kësaj skuadre, si Muzaka apo Vila. Mendoj se ata janë mjaft cilësorë për moshën që kanë dhe do të vazhdojnë të përmirësohen. Shqiptarët kanë një sulm të fortë, ndërsa në mbrojtjen e tyre askush nuk më la ndonjë përshtypje”. Më tej ai deklaroi se Sherif do të vijë në Tiranë (të martën, më 20 korrik) vetëm për të fituar: “Do të shkojmë në Tiranë vetëm për të fituar. Në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve që pavarësisht rezultatit, edhe në ndeshje do të kërkojmë maksimumin. Ne synojmë fazën e grupeve në Europë, por edhe pjesëmarrja në Europa League do të ishte një sukses i madh”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›