E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shqiptarët njohin rivalët e mundshëm

Kupat e Europës

Janë luajtur vetëm ndeshjet e para të turit të dytë eliminator të Kupave të Europës (Champions League dhe Europa League), ndërkohë që sot në Nion të Zvicrës pritet të hidhet edhe shorti për turin e tretë të dy kompeticioneve më prestigjioze të futbollit në Kontinentin e Vjetër. Lajmërimi zyrtar është bërë dje nga UEFA, organizmi më i lartë i futbollit në Europë. Në të dy këto turne vazhdojnë ende garën edhe tre ekipe shqiptare, Dinamo në Champions League dhe Besa e Tirana në Europa League. Të dy ceremonitë e shortit do të zhvillohen sot në selinë e UEFA-s në Niot të Zvicrës, respektivisht në orën 12:00 dhe 13:30. I pranishëm do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, dhe përgjegjësi i kompeticioneve, Xhiorgio Marketi. Po ashtu, të pranishëm në këtë short do të jetë edhe përfaqësues të shumtë të klubeve pjesëmarrëse, ku përfshihen dhe ata shqiptarë (të Dinamos, Besës dhe Tiranës). Lista përfundimtare e skuadrave pjesëmarrëse do të komunikohet menjëherë pas hedhjes së shortit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›