Saviano: Komunistët shqiptarë, pakt me Kamorra-n për trafikun e armëve
Intervistoi: Rudina Xhunga
“Kam frikë se shqiptarët e shohin vendin e tyre në mënyrë dritëshkurtër. Shqipëria që ata kujtojnë se njohin, nuk ekziston”. Kjo është përgjigjja e Roberto Savianos për ata shqiptarë të zemëruar me komentet e tij për mafian. Në një intervistë për emisionin “Shqip”, të Rudina Xhungës, Saviano pohon se mafia shqiptare kontrollon biznesin e ndërtimit, ndërsa shton se lidhjet e mafias italiane me atë shqiptare kanë funksionuar që prej regjimit komunist e deri më sot.
Ritakohemi dy vjet pas intervistës së parë. Çfarë reagimesh keni patur nga shqiptarët?
Shumё tё zemёruar, kurse ndonjёri solidar. Shumё shqiptarё tё diasporёs, shqiptarёt qё jetojnё nё Shtetet e Bashkuara, nё Kanada, nё Gjermani, nё Itali, më kanë shkruar: “Mё nё fund, dikush qё tregon fytyrёn e errёt tё dinamikave shqiptare”. Kurse ata tё zemёruarit mendonin se e kisha tepruar nё tonet, nё analizat, kisha dhёnё njё imazh tё keq tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Ndёrsa unё kam pёrshtypjen se jam treguar i përmbajtur nё krahasim me ato qё lexoj nё dokumentet e policive tё ndryshme ndёrkombёtare.
Keni një tjetër lidhje me shqiptarët tani…
Po, po, njё lidhje shumё të ngushtё. Madje më pëlqen tё shoh që shqiptarёt, duke parё televizionin italian, komentojne sa herё qё pёrmend Shqipёrinё, nё njё revistё televizive apo nё njё emision. Ështё interesante, sepse unё jam i bindur se tё kuptosh mafien italiane do tё thotё tё kuptosh mafien shqiptare. Dhe ky kontinuitet kulturor midis Italisё dhe Shqipёrisё mund tё krijojё njё rezistencё kulturore. Ashtu siç ekziston njё kulturё antimafie italiane, ekziston edhe njё kulturё antimafie shqiptare.
Sipas jush, problemi ynë është me imazhin, apo me besimin se nuk kemi mafie?
Unё mendoj se ёshtё sidomos njё element qё lidhet me imazhin. Edhe ky ёshtё njё problem italian. I ngjajmё njёri-tjetrit edhe nё kёtё. Dua tё them se tё rrёfesh mbi mafien do tё thotё tё mos i nёnshtrohesh mafies. T’i bёsh ballё mafies, do tё thotё tё tregosh se je njё vend i shёndetshёm. Ndёrsa kur, pёrkundrazi, ndodh tё jesh mosbesues kundrejt argumentit tё mafies, ke frikё se kjo mund tё të ndotё imazhin. Kjo është si të heshtësh para njё krimi dhe nuk është aspak rezistencё ndaj mafies. Mё duhet tё them se qeveria italiane, vetё Berluskoni, e pёrkufizoi “Gomorran”, librin tim, njё vepёr qё e mbёshtet mafien, sepse, sipas tij, nё çastin kur flet pёr tё, je duke e mbёshtetur. Ja, kjo logjikё ёshtё e rrezikshme, do tё thosha, madje qё pёrputhet me logjikёn mafioze, (Omerta-n) ёshtё hapi i parё pёr tё mos vepruar kundёr organizatave kriminale. Të flasёsh pёr mafien, nuk do tё thotё aspak tё pёrbaltёsh. Pёrkundrazi, do tё thotё të kёrkosh të ndryshosh tokën tёnde.
Një pyetje që ka të bëjë me mafian dhe investimet e huaja në Shqipëri…
Atёherё, e kuptoj qё ёshtё komplekse. Tё dhёnat janё tё vёrtetueshme nё tё gjitha hetimet, tё cilat gazetarёt shqiptarё mund t’ia kёrkojnё drejtorisё kombёtare antimafie qё ka tё bёjё me Shqipёrinё nga vitet ‘90 deri sot. Nёse ti dёshiron tё hapёsh njё fabrikё nё Shqipёri dhe je italian, francez apo serb, duhet t’i drejtohesh dikujt. Nё pёrgjithёsi, ky dikush ёshtё njё ndёrmjetёs mafioz qё ndёrmjetёson midis politikёs lokale dhe politikёs qendrore. Domethёnё, unё dua nё bregdetin shqiptar tё hap diçka. Duhet tё paguaj njё ndёrmjetёs qё tё mё sigurojё autorizimin politik, pra burokratik, dhe autorizimin mafioz. Nёse e bёn pa kёtё ndёrmjetёs, kohёt janё tё pafundme, telashet janё tё pafundme, burokracia ndalet, dhe mafiet vijnё e trokasin. Por mё çudit qё rezulton e re pёr ju shqiptarёt, sepse kjo ndodh ngahera...
Ku ndodh, si, me kë?
Ështё çmenduri! Do të tё mjaftonte tё pyesje çfarёdolloj sipёrmarrёsi qё nuk ka frikё tё flasё. Çfarёdolloj sipёrmarrёsi! Me njё fjalё, nёse unё nesёr shtirem si sipёrmarrёs dhe dua tё hap njё veprimtari nё Shqipёri, ёshtё e natyrshme qё do tё vijnё tё m’i kёrkojnё paratё. Vijnё tё mё kёrkojnё paratё familjet e Tiranёs qё vendosin për çdo kokrrizё qё lёviz nga vendi nё Shqipёri. Vijnё tё m’i kёrkojnё familjet e Prishtinёs, nёse shkoj nё Kosovё. Vijnё tё m’i kёrkojnё nё Nju-Jork, nёse jam shqiptar dhe shkoj tё investoj nё Nju-Jork, sepse natyrisht edhe atje janё familjet.…
Një pyetje tjetër në lidhje me biznesin e çimentos…
Pёr kёtё, pёr shembull, unё nuk kam tё dhёna tё reja nё kuptimin se nuk mё duket se prokuroritё shqiptare kanё bёrё hetime tё mёdha mbi ciklin e çimentos tani pёr tani. Ndoshta po hetojnё. Ështё e natyrshme, mafia shqiptare investon gjithçka nё çimento. Duhet betonizuar gjithё hinterlandi shqiptar, gjithё jugu, ёshtё e afërt ardhja e emigrantёve nё Shqipёri. Cikli i çimentos ёshtё nё dorёn e tyre. Pёr shumё arsye. Para sё gjithash, ёshtё njё biznes shumё i madh, kёshtu qё mund tё fitosh shumё. Ështё njё biznes i thjeshtё, i kontrollueshёm nё kuptimin qё betonierёn e njё konkurrentit tёnd e ndalon, siç bёhet edhe nё Itali. Vjen betonierja e dikujt qё ka fituar njё sipёrmarrje, e ndalon, e urdhёron ta fikё çimenton, çimentoja thahet. Kёshtu humbasin kamionin, betonierёn dhe punёn. Nё atё pikё thonё, mirё, sipёrmarrjen e ke fituar ti. Kёshtu qё ёshtё edhe diçka e kontrollueshme pёr organizatёn nё krahasim me veprimtari tё tjera, jomateriale. Dhe pastaj, gjёja tjetёr jo e dorёs sё dytё, kёrkon shumё forcё pune, qё do tё thotё kontroll politik, kontroll territorial, miratim nё territor, riciklim (domethёnё ato apartamente i ble ti, pastaj i riciklon, pastaj i shet pёrsёri). Ështё e natyrshme qё sot qendra e biznesit nё Shqipёri ёshtё çimentoja.
Atëherë, kush e kontrollon territorin shqiptar?
Mafiet shqiptare! Mafiet shqiptare kontrollojnё Shqipёrinё, Kosovёn dhe Veriun e Maqedonisё, atje ku ka shqiptarё kёrkojnё tё futen, ndёr tё tjera duke e shtypur popullsinё shqiptare. Njё gjё shumё e bukur qё mё kanë thёnё nё Gjermani ishte se pёr shembull kur mafia kosovare u orvat nё Gjermani tё merrte pushtetin nёpёrmjet riciklimit tё lavanderive, tё kontrollonte krahun e punёs, tё kontrollonte udhёtimet, domethёnё ushqimet, paratё, veshjet qё kosovarёt dёrgojnё nё Kosovё, kur u rrek mafia kosovare, pjesa e ndershme e komunitetiti kosovar iu kundёrvu dhe kjo merret gjithnjё si shembull pёr tё thёnё se kur pjesa e shёndetshme bashkohet, nuk ka shpresё pёr kriminalitetin. Sipas meje, sot tё reagosh keq, kur dikush tregon pёr mafien shqiptare, do tё thotё t’i japёsh njё dorë, mafies shqiptare, nё vend qё tё bashkosh pjesёn mё tё madhe tё vendit qё natyrisht ёshtё e shёndetshme, kundёr mafias.
Mafia dhe politika shqiptare. ….
Ja, nё kёtё pёr shembull, ёshtё e natyrshme qё ka shumё pak hetime. Nuk ёshtё se italianёt mund tё flasin apo tё bёjnё hetime mbi qeverinё shqiptare. Por kontaktet janё jashtёzakonisht tё shumta. Mё kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njё drejtues i kartelit tё Sekondiljanos, nё Napoli. Dy herё ka qenё i pёrzier me shqiptarёt. Ai konsiderohet njё perandor i vogёl, nё Spanjё dhe nё Shqipёri. Sot ёshtё nё burg nё Itali. Ai u pёrzie dy herё me shqiptarёt. Herёn e parё trafikonte hashash, madje me djalin e njё ambasadori, unё e pёrmend te “Gomorra”, me djalin e njё ambasadori shqiptar nё Itali. Ky djalё e ndihmonte tё trafikonte, po flasim pёr fundin e viteve ‘90, tё trafikonte hashash midis Italisё dhe Shqipёrisё. Herёn e dytё, madje u hap njё hetim, qё bashkonte kartelet shqiptare, kartelet puljeze dhe kartelet napoletane. Dhe ai nё Shqipёri shkonte vazhdimisht, duke blerё toka, duke blerё magazine, duke administruar kamionё. Ja, prandaj them qё me siguri politika shqiptare ka kontakte… nuk mund tё mos flasё me mafien. Nuk mund tё mendohet! Nuk mund tё mendohet! Kodet e Kanunit, qё tё kuptohemi, janё shumё magjepsёs pёr intelektualin italian qё studion kёto gjёra, por në fakt, për mafien është diçka tjetër.
Ju po e ndiqni atë që po ndodh në Shqipëri, kriza, protestat, të vrarët?
Po. Po, pashё shumё dhe mё bёri shumё pёrshtypje. Mendoj se ёshtё njё moment i vёshtirё qё do tё çojё nё njё ripёrtёritje. Dhe jam i bindur demokracia shqiptare nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri, pa u çliruar më në fund nga spektri i mallkuar i komunistёve, nuk do tё mundё dot kurrё tё mbёrrijё nё pjekuri, nёse nuk pёrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E njёjta gjё ndodh nё Malin e Zi, qё tё kuptohemi. Ështё njё situatё shumё e ndryshme, por totalitarizmi komunist ka njё vazhdimёsi te mafiet: monopoli, frika nga kontrolli, nga dhuna dhe nga balta. Kёshtu qё po i referohesha dokumenteve tё shёrbimeve tё fshehta shqiptare qё nuk janё mё tё sekretuara. Nuk e di, me siguri duhet tё ketё ndonjё kёrkues qё po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vёzhguesit shqiptarё t’i studiojnё ato dokumente, sepse vёrtetojnё zyrtarisht marrёdhёniet midis Kamorrёs dhe shtetit shqiptar, para rёnies sё regjimit komunist. Pёrkon, tё paktёn nga kёto dokumente, me fundin e marrёdhёnieve midis Kinёs dhe Shqipёrisё. Shqipёria pёrjetoi njё krizё shumё tё ndёrlikuar dhe udhёheqёs tё shtetit shqiptar tё regjimit komunist takuan drejtues tё Kamorrёs napoletane, nё veçanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tё cilёt e pranuan kёrkesёn e Shqipёrisё pёr tё shitur armё, armë qё Kamorra ua shet palestinezёve, irlandezёve, tё gjitha karteleve kriminale qё duan. Armё shqiptare tё shitura nga Kamorra. Nё kёmbim, Shqipёria i ofron mbёshtetje nё rrugёt ujore pёr kontrabandёn e cigareve, mikpritje tё tё fshehurve, pra anёtarёve tё Kamorrёs, dhe meqё po flasim pёr regjimin komunist, nuk mund t’u ofronte tregun e lirё, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndёrkaq tё gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralё, ata ambasadorё, ata funksionarё komunistё pastaj u bёnё demokratё, dhe nё atё pikё u dhanё lejet pёr tё hapur fabrikat, mundёsinё pёr tё investuar nё banka. Kamorra asokohe u jepte shqiptarёve edhe shkopinj gome pёr policinё, bombat gazlotsjellёse, gjithё kёto gjёra. Ështё e shkruajtur nё ato dokumente. Sepse Shqipёria, në kohën e regjimi komunist, instrumentet e shtypjes, sovjetikёve nuk ua kёrkonin dhe kinezёt nuk ua jepnin. Dhe ua jepte Kamorra. Kjo ёshtё e rёndёsishme tё kujtohet: sepse shqiptarёt qё kanё vuajtur nё ato vite shtypjen e regjimit komunist, kjo shtypje ushtrohej me prangat dhe armët qё Kamorra i jepte regjimit, gjithnjё nёse kёto dokumente janё tё vёrteta. Dhe sidomos, edhe njё element tjetёr ёshtё se borgjezia shqiptare qё po kuptonte qё regjimi po binte filloi tё strukturohet falё marrёdhёnieve me kriminalitetin e organizuar, qё i jepte valutё tё huaj. Kёshtu qё nё kёtё rast, sinjalizohet nё dokumentet e shёrbimeve tё fshehta, se valuta qё Kamorra u jepte shqiptarёve ishte valutё spanjolle. Meqё Kamorra napoletane ishte e fortё nё Spanjё, nuk jepnin lireta, por jepnin para’ spanjolle. Para’ spanjolle qё kёta i vinin mёnjanё qё tё mund t’u qaseshin tregjeve qё kishin rёndёsi pёr tё blerё nga makinat te rrobat, nga informacionet, te kokaina, sepse monedha shqiptare natyrisht qё nuk vlente fare nё rrafshin ndёrkombёtar. Tani fakti qё e gjithё kjo nuk ёshtё njё debat i vazhdueshёm nё Shqipёri, tregon se ka njё dobёsi, dhe kjo dobёsi ёshtё e rrezikshme. Nuk jam unё ai qё po ju tregoj njё vend qё nuk ekziston. Unё kam frikё se ka shumё shqiptarё qё e shikojnё vendin e tyre nё mёnyrё dritshkurtёr. Vendi qё ata kujtojnё se ekziston, nuk ekziston.