E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saviano i shkruan Berlusconit

Shkrimtari i njohur italian, Roberto Saviano, i ka shkruar një letër kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, ku reagon pas sulmeve të këtij të fundit ndaj veprave që përhapin imazhin e keq të Italisë në botë.

“Kryeministrit Berlusconi i shkruaj pas një konference për shtyp të mbajtur në pallatin Kixhi ku unë u akuzova, për më tepër, libri im u akuzua se ishte shkaktari i një mbështetjeje ndaj mafias. Këto nuk janë akuza të reja, por më drejtohen prej vitesh.

Ndaloni një moment dhe mendoni se çfarë duan të thonë në të vërtetë fjalët e tij”, - shkruan gazetari italian.

“Sa gazetarë, punonjës socialë, sa avokatë, gjykatës, regjisorë dhe sa qytetarë, prej vitesh, në disa pjesë të Italisë gjejnë forcën për të treguar, dhe sa shumë kanë rrezikuar dhe janë ende në rrezik dhe akuzohen se janë përkrahës të organizatave kriminale vetëm se dëshirojnë të flasin”, shton ai më tutje.

Saviano thotë se e vërteta i jep dinjitet një vendi dhe pyet nëse forca e mafias përcaktohet nga ai që tregon krimin apo nga ai që e kryen krimin?

“Roli i Ndraghetës, Kamorras, Cosa Nostras përcaktohet nga madhësia e bizneseve të tyre dhe shtrirja e bizneseve të tyre është shumë më e madhe se ajo e kompanive më të fuqishme italiane të biznesit”, shkruan më tutje Saviano.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›