E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Ladeni në Facebook

Ndoshta është regjistruar në Facebook për të ri-gjetur shokët e tij të vjetër të shkollës apo ndonjë “terrorist”, për të cilin kishte kohë që nuk kishte dëgjuar.

Ose bëhet fjalë për një sajesë të dikujt, që mund ta ketë hapur faqen nën emrin e rremë të krye-terroristit të Al-Qaidës.

Megjithatë, ajo që ka çuditur njerëzit është fakti që Osama bin Laden ka një faqe në rrjetin social më të famshëm.

Këtë e ka zbuluar një gazetë britanike e specializuar në skandale, sipas së cilës, lideri i Al-Qaidës ka një profil në Facebook, në të cilin ndan me militantët video dhe porosi kundër SHBA-së.

Madje disa ekspertë të sigurisë u kanë kërkuar administruesve të “Facebook” në SHBA që të mbyllin këtë faqe, të titulluar “Udhëheqësi i muxhahedinëve, Osama bin Laden”.

Sipas një hetimi të bërë nga tabloidi "The Sun", Bin Laden, megjithëse e kishte aktivizuar faqen më pak se një muaj më parë, numëronte më shumë se 1000 miq.

Por për shërbimet sekrete të të gjithë botës, të cilët janë vënë në kërkim të tij prej vitesh, në profilin e Bin Ladenit, që përmbante mesazhe në gjuhën arabe dhe angleze, nuk ka asnjë informacion specifik që mund të tregojë vendndodhjen e tij.

Në vendin e adresës ishte shkruar vetëm një specifikë: “Në malet e botës...”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›