E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon paraliza

Aktiviteti i vullkanit në Islandë, që lëshoi renë gjigante të hirit, është rritur sërish.

Gjeologët dhe ekspertët fluturuan sot për herë të parë mbi vullkanin, për të vlerësuar aktivitetin në të.

Ata kanë bërë të ditur paraprakisht se retë e hirit do të vazhdojnë akoma të formohen, duke shkaktuar probleme të mëtejshme tek trafiku ajror.

Ndërkohë, Enti Evropian për Kontrollin e Aviacionit Civil ka bërë të ditur se retë e hirit nga Islanda do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe për të paktën 24 orët e ardhshme.

Në anën tjetër, trafiku ajror në pjesën më të madhe të Evropës, ka mbetur i paralizuar për të katërtën ditë me radhë, për shkak të mjegullës masive të hirit vullkanik.

Raportohet se gjatë ditës së djeshme janë anuluar afro 17 mijë fluturime, ose 75% e të gjitha fluturimeve evropiane.

Kompanitë ajrore të Holandës dhe të Gjermanisë kanë bërë fluturime provuese në hapësirat e prekura dhe thonë se të gjitha ato dukeshin normale.

Kompanitë ajrore po i humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, ndërsa dhjetëra mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.

Pas anulimit të gjithsej 36.000 fluturimeve për arsye të resë gjigante të vullkanit mbi Evropë, sa vjen e po shtohet pakënaqësia në lidhje me bllokimin e hapësirës ajrore.

Kryetari i kryesisë së shoqërisë Air Berlin Joachim Hunold si dhe Lufthansa Gjermane, kompania holandeze KLM dhe Austrian Airlines dyshojnë që reja e hirit nga Islanda të përbëjë ende rrezik për qarkullimin ajror.

Ata kritikojnë se mbyllja e hapësirës ajrore u krye vetëm mbi bazën e të dhënave të një simulimi në kompjuter. Sipas të dhënave të zëdhënësit të Lufthansës, Klaus Walther, 10 aeroplanë të kësaj kompanie kanë fluturuan nga Munihu në Frankfurt.

Aeroplanët u kthyen të padëmtuar prej lartësisë 8.000 metra, tha ai.

Madje aeroplanë të kompanisë KLM-it u ngjitën për qëllime provash në lartësinë e lejuar të fluturimit prej 10.000 deri 13.000 metrash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›