Falja e kufijve Greqisë, marrëveshja sot në Kushtetuese
TIRANE- Partia Socialiste e mbështetur nga parti të vogla do të depozitojnë sot pranë Gjykatës Kushtetuese ankimimin për marrëveshjen e ujrave detare me Greqinë. Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste Fatmir Xhafa, një prej hartuesve të ankimimit do të depozitojë pranë kësaj gjykatë kërkesën për të hetuar marrëveshjen e kufijve detare mes Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruar gjatë vizitës së ish-kryeministrit Karamanlis në Tiranë në muajin prill
Javën e shkuar kryesocialisti Edi Rama mblodhi në një tryezë të majtë e të djathtë opozitare të cilët nënshkruan një marrëveshje për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të kësaj çështje.
Spartak Ngjela ka pohuar dje se do të jetë avokati që do të mbrojë ankimimin për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë. Ngjela ka sqaruar se, neni 3 i Kushtetutës së Shqipërisë, “Pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij” është neni ku bazohet kërkesë-padia e 6 partive politike, të cilat do t’ia dorëzojnë sot këtë Gjykatës Kushtetuese.
Përfaqësuesit e këtyre partive dyshojnë se pas ndryshimit të koordinatave kufitare detare me Greqinë fshihet një aferë korruptive.
“S’kam pse ta fsheh, do ta paraqes vetë përpara Gjykatës Kushtetuese. Do jem dhe si avokat. Ne dyshojmë se këtu mund të ketë një aferë të madhe korruptive, për faktin se aty do kalojnë tubat e gazsjellësit dhe Shqipëria humbet rreth 200 milionë euro në vit. Pyetja është se kush i fiton? Këtë do ta gjejnë organet përkatëse”, - tha Ngjela për mediat.
Ai ka bërë të qarta pikat kryesore të akt-padisë që pritet të depozitohet sot në Gjykatën Kushtetuese. “Është cenuar territori. Cenimi i territorit është neni 3 i Kushtetutës. Është krim i rëndë në Kodin Penal”, - nënvizoi Ngjela. “Janë shumë gjëra të rënda rreth kësaj marrëveshjeje. Fakti që bëhet një marrëveshje kuptohet që nuk është territor grek, por është territor shqiptar, se po të ishte territor grek nuk do të kishte nevojë për marrëveshje me Shqipërinë”, - sqaron avokat Ngjela.
150 koordinatat e reja të kufirit detar më Greqinë janë kontestuar nga opozita, me pretendimin se falet një sipërfaqe e konsiderueshme ujore, fakt ky që është mohuar nga ekipi negociator i marrëveshjes. Deri më tani padia është firmosur nga kreu i PS-së, Edi Rama; kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi; ai i PDS-së Paskal Milo; kreu i PDK-së, Nard Ndoka; kreu i G99, Erion Veliaj; dhe ish-drejtuesi i LSI-së, Ndre Legisi.
Sipas ministrit te Jashtëm Parlamenti shqiptar shtyu ratifikimin e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë për të dhënë më shumë kohë në funksion të transparencës
(s.g/BalkanWeb)