Schalke fiton Superkupën

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 15:42
Fituesi i Kupës, Schalke ka mposhtur kampionin e Bundesligës, Borussia Dortmund 4-3 pas penalltive të shtunën duke rrëmbyer Superkupën.
Portieri i Schalkes, Ralf Fahrmann priti penalltinë e Kevin Grosskreutz dhe Ivan Perisic për ti ndihmuar ekipit të tij drejt trofeut. Ndeshja në kohën e rregullt kishte përfunduar 0-0.
“Fitorja është shumë e kënaqshme, është e shkëlqyeshme”, tha Fahrmann i cili gjatë kësaj vere erdhi si zëvendësim për Manuel Neuerin, i cili kaloi në Bayern Munich.