Schalke liron Ibraimin

Schalke 04 nuk llogarit më në Besart Ibraimin. Trajneri Felix Magath e ka lënë të lirë futbollistin shqiptar nga Maqedonia, i cili nuk ia doli ta bind atë me cilësitë që posedon.
Kështu shkruante të enjten ueb faqja derwesten.de, sipas së cilës Erik Jendrisek e Besart Ibrahimi janë lënë të lirë nga shtabi teknik. I pari është shitur në Freiburg, kurse e ardhmja e sulmuesit shqiptar ende është e paqartë.
Situata financiare në klubin gjerman është përkeqësuar, kështu që Schalke është e detyruar t’i shesë disa futbollistë. Ibraimi ishte transferuar në Schalke nga Renova e Maqedonisë gjatë dimrit të vitit 2009, ndërsa kishte të drejtë loje nga vera e vitit të kaluar.
24 vjeçari e kaloi sezonin e fundit në ekipin e dytë të Schalkes. Ibraimi ka 7 paraqitje me përfaqësuesen maqedonase.