E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slomka, i kënaqur me Lalën

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 12:41

Altin Lala mbetet lojtar i rëndësishëm i Hannoverit. Përkundër moshës së tij, përfaqësuesi shqiptar bën pjesë ende në planet e trajnerit Mirko Slomka. Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri gjerman në një intervistë për ueb faqen gjermane derwesten.de.

“Jam i lumtur që e kam në skuadër një lojtar si Altin Lala, i cili është i gatshëm në çdo kohë. Me 35 vjetët e tij gjithmonë gjen zgjidhjen në kohën e duhur. Unë mundohem ta bëj gjithmonë një ekip miks, me lojtarë me përvojë si Lala dhe me futbollistë të rinj, të cilët duhet të piqen ende”, theksoi Slomka.

Lala hasi në probleme fizike në vitet e fundit, por ai tash është kthyer dhe është në dispozicion të trajnerit Slomka në sezonin fantastik që po kalon Hannover. Kontrata e përfaqësuesit shqiptar skadon në muajin qershor, por ai shpreson të luajë edhe një vit me ekipin kuq e zi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›