Tarifat celulare, Pollo: Shënuan ulje gjatë 2011-tës

Rritja e konkurencës dhe shtimi i operatorëve për telefoninë celulare ulin ndjeshëm çmimin e telefonatave. Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit në analizën e bërë për vitin që sapo lamë pas, deklaroi se cmimet e telefonisë celulare janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e fundit dhe janë bërë të përballueshme për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
Në lidhje me hedhjen në treg të operatorit të tretë që do të ofrojë shërbimin 3G Pollo deklaroi se do të realizohet brenda pak javëve.
Një tjetër arritje për vitin 2011 sipas ministrit Pollo është edhe zgjerimi i aksesit në internet, ndërsa për këtë vit parashikohet trefishimi i përdorimit në të gjithë vendin.