E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i parlamentit/“Sfida ndaj kredencialeve të Shqipërisë në sesionin e Asamblesë së KiE-së, dashakeqe për aspiratat e vendit”

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli reagon pas pretendimeve të Partisë Socialiste, lidhur me përbërjen e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Kryeparlamentarja Topalli shprehet se përpjekjet e PS për të sfiduar kredenciale e Shqipërisë në Asamblenë e KiE, përmes një kërkese drejtuar grupeve socialiste në Strasburg, është një përpjekje dashakeqe që u bëhet interesave të vendit në kuadër të integrimit në BE. Përmes zëdhënëses Suela Roseti, Topalli shprehet se kërkesa e Partisë Socialiste për të sfiduar kredencialet e delegacionit parlamentar në Këshillin e Europës është përpjekje dashakeqe ndaj vendit, porsa kohë rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë për delegacionet parlamentare është zbatuar pikë për pikë.“Partia Socialiste në delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës ka pasur vetëm një anëtar dhe ky, është zoti Kastriot Islami. Deri në momentin e verifikimit të kredencialeve, zoti Kastriot Islami ka të drejtë të ushtrojë të gjitha atributet si pjesëtar i Delegacionit tëAsamblesë së Këshillit të Europës. Shtoj këtu se, nga Asambleja e KE-së, zoti Islami është Reporter për Gjeorgjinë. Lidhur më këtë, nuk ka pasur asnjë tendencë për të ndërhyrë në punët e askujt. Kërkesa e Partisë Socialiste është false dhe e pabazuar edhe për faktin se, nëse në Legjislaturën e kaluar Partia Socialiste kishte një vend si anëtar dhe një vend si zëvendësues, kësaj radhe, asaj i është lënë vendi i anëtarit dhe dy vende si zëvendësues”, nënvizon zëdhënësja e kryetares së Kuvendit, Suela Roseti.Ajo vuri në dukje se, “atyre që shohin me kënaqësi sfidën e kredencialeve, u bëjmë të ditur se proçedurialisht është shfrytëzuar e drejta e Rregullores, që kur dikush ngre çështje për verifikim mandatesh, kjo kalon automatikisht në Komisionin e Rregullores”. “Kuvendi ka zbatuar ligjin dhe Rregulloren dhe mandatet e deputetëve të Delegacionit Shqiptar në Asamblenë e KE-së, janë krejtësisht legjitime”, deklaron më tej zëdhënësja e kryetares së Kuvendit. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›