"Çmimet do të vendosen paralel me vetdeklarimin

04/02/2005 Lame: Ata që ju kanë shitur toka pa dokumente të tjerëve, tani janë nën presion
Prej dy ditësh kanë nisur protestat e banorëve që nuk pranojnë të firmosin formularin e legalizmit derisa të dijnë se sa do të jetë çmimi i tokës. Por, krahas vetdeklarimit ka nisur dhe puna për të llogaritur çmimet. Përfundimet do të dalin më pas. "Ata që nuk kanë plotësuar formularët, do të përjashtohen nga procesi i legalizmit, që do të thotë se do të mbeten në të njëtën gjendje dhe ndoshta do t'ju duhet të presin 10 vjet deri sa të dalë ndonjë tjetër ligj për legalizmet", deklaroi dje Artan Lame, zëvendësminimistri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Sipas tij një përfaqësi e Banorëve të Bathores pretendon se vetdeklarimi ka probleme të patejkalueshme, që kërkojnë që çmimi i tokës të jetë ai i vitit 1991, apo 1992. Por, ky proces është në hapat e parë të tij dhe nuk mund të bllokohet tani në momentin e vetdeklarimit, i cili gjithësesi nuk ka lidhje me çmimin e tokës. "Ndërkohë çmimi i tokës nuk varet nga mbushja e formularëve. Plotësimi i formularëve nuk do të thotë as legalizim dhe as se do të marrë tokën shteti, por me anë të tij ne njihemi me gjendjen dhe me kategoritë që kërkojnë zgjidhje", tha Lame. Ai sqaroi se përsa i përket çmimit të tokës, kjo është shprehur edhe në ligjin e Kthim Kompesimit të Tokave dhe në atë të Legalizimeve. Konkretisht për të caktuar çmimin e tokës Komisioni i Kthim Kompesimit të tokës po harton metodikën, se si do të bëhet vlerësimi, për ndërtim në tokë bujqësore, urbane, apo turistike. "Ndërkohë është dhe informacioni që po mblidhet nga Qeveria për të caktouar se sa do të jetë çmimi në periferinë e Tirnës, apo Shkodrës", tha Lame. Më pas çëmimet do të miratohen në Parlament. Ndërkohë kur të jenë përcaktuar çmimet për secilën zonë, qytet e fshat qytetari ka tre mundësi pagese. "Duke dhënë gjithë shumën dhe në këtë rast do të ketë ulje të konsiderueshme të çmimit", deklaroi Lame. Dhe nëse s'kanë të paguajnë njëherësh do të paguajnë me këste, nëse përsëri s'kanë lekë mund të paguajnë qeranë për tokën deri për 100 vjet.
Lame: Drejtuesit vendor
korrekt meprocesin
"Panvarësisht se cila parti drejton një njësi vendore drejtuesit e tyre janë treguar shumë korrektë. Në këtë proces janë përjashtuar të gjitha problemet partiake deri tani. Drejtuesit vendorë e kanë kuptuar që ky proces do të jetë një benefic për ta, pasi në fund të procesit edhe ata do të dalin ballëhapur para komunitetit të tyre", tha Zëvendësministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Artan Lame. Sipas tij, ata e kanë kuptuar që ky proces do të jetë një benefic për ta, pasi vitin tjetër kur të jenë zgjedhjet komuniteti do të ketë më tepër besim tek këta kandidatë.