E Diel, 1 Nëntor 2026

Tualeti, grafika technicolor

04/02/2005  Këtë dimër gjithçka luhet me penelin e syve, penelat për tualet dhe dizajni i tualetit, por me kusht që të zgjidhen ngjyra shumë të forta, që të kenë një impakt viziv dhe emocional

Pop

Një ide më shumë për të “ndezur” një tualet “lakuriq”? Provo, me një penel të lëngshëm sysh, të bësh një ‘presje’ blusaks dhe të trashë, që drejtohet sipër përtej cepit të jashtëm të syrit. Kjo është mëse e mjaftueshme për të ndezur vështrimin dhe për të marrë një pamje tepër të mprehtë. Buzët? Janë pika tjetër e vetme me ngjyrë, rreptësisht të shkëlqyeshme (BCBG, vjeshtë-dimër 2004-‘05).

I lehtë

Tualet i vendosur, efekt i butë. Në fytyrë, fondotintë, pudër me nuanca rozë dhe një prekje e lehtë pudre ngjyrë karamele, të cilat japin efektin e tejdukshmërisë. Për sytë, ton rozë mbi qepalla, laps kafe gjatë qerpikëve të poshtëm, i cili mund të përhapet përtej cepit të jashtëm me penel të sheshtë. E njëjta gjë edhe për sipër, përgjatë vijës së qerpikëve. Tonet? Portokalli dhe ngjyrë pjeshke (Martine Sitbon, vjeshtë-dimër 2004-‘05).

Manga

Ja një tualet që luan tërësisht mbi vështrimin, që të kujton vështrimin e heroinave japoneze të revistave me vizatime fantastiko-shkencore. Ngjyrat? Përveç jeshiles, shkojnë shumë mirë edhe ngjyra e purpurt dhe bluja, të cilat duhet të hapen mbi të gjithë qepallën dhe në cepat e syve. Në fund me penelin e syve bëj një vijë shumë të hollë nga qerpikët e poshtëm deri te tëmthat (Diane Von Furstenberg, vjeshtë-dimër 2004-‘05).

Shik

Ato që me të vërtetë nuk mund të heqin dorë nga peneli klasik i zi, mund ta bëjnë këtë më origjinal me dy veprime të thjeshta: më parë vini një ton të bardhë në të dy qepallat, sa për të krijuar kontrast, pastaj lyeni me penel rrënjët e qerpikëve të sipërm dhe të poshtëm, duke i dhënë fund me një zgjatim të gjatë nga jashtë (Valentino, vjeshtë-dimër 2004-‘05).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›