E Hënë, 2 Nëntor 2026

9 gjëra që duhen shmangur në takimin e parë

04/02/2005  Më në fund ia dole mbanë! Ia arrite të lësh një takim me djalin që ia kishe vënë syrin prej kohësh (me thënë të drejtën, edhe ai është i bindur se ai vetë pati sukses në lënien e takimit, dhe aq më mirë, të vazhdojë të mendojë kështu...).

Tani të kalojmë në fazën e dytë, në fazën më kritike. Ajo e takimit të parë, ndoshta e darkës së parë, filmit të parë etj., atë e zgjidhni vetë. Për çdo rast, do të jetë hera e parë që do të kaloni disa orë në shoqërinë e “objektit tuaj të dëshirave”. Por duhet të tregoni shumë kujdes me mënyrën si do të silleni gjatë daljes së parë, mënyrë që do të përcaktojë nëse do të ketë apo jo një takim të dytë (ose të jeni ju që do të vendosni do të ketë apo jo një takim të dytë).

Çfarë duhet bërë ose më mirë, çfarë duhet shmangur që të mos dështojë ky takim i parë? Ja disa sjellje të rëndësishme që ia vlen të mos bëhen, të paktën që në takimin e parë.

Mos u bëj jashtëzakonisht seksi apo provokuese. Tashmë ia dole mbanë të tërheqësh vëmendjen e tij, prandaj mos bëj që ai të mendojë se je një vajzë pak serioze. Mbaji disi frenat, ndoshta mund të ngacmosh pak kuriozitetin e tij me ndonjë batutë të hedhur vetëdijshëm gjatë bisedës, me ndonjë veprim jashtëzakonisht seksi, ndoshta, por sigurisht pa e tepruar. Ndryshe do të rrezikoje të jepje mesazhin e gabuar, mund të mendojë për aventurë të çastit dhe të të provokojë pa shumë diplomacira, duke të lënë shëndenë mëngjesin tjetër. Ose edhe mund të frikësohet. Në të dy rastet, asnjë nuk është efekti që doni të merrni, apo jo?

Mos e teproni me të pirët, përpiquni të jeni përherë e kontrolluar në fjalë dhe mënyrën e sjelljes. Nuk ka asgjë më të pakëndshme për një mashkull të ketë përballë një femër të dehur që në takimin e parë.

Mos u bëj si hetuesi, mos i bëj shumë pyetje. Mos i jep përshtypjen se do të dish gjithçka mbi jetën e tij private. Do ta zbulosh me kalimin e kohës, nëse gjërat do të rrejedhin siç duhet. Ndërkohë lëre të qetësohet, përndryshe do të mbyllet si iriqi, duke pritur me padurim orën për të të përcjellë.

Mos fol për përvojat e tua të mëparshme. Nuk do të shtojnë pikë dhe as do të të bëjnë më interesante; madje, mund të nxjerrin anë të të kaluarës tënde, që ai mund t’i gjykojë në mënyrë negative (të tipit, më thuaj me kë rri, të të them cili je...).

Mos e lër të të çojë në restorante apo vende ku të njohin të gjithë (shih pikën 4).

Mos u trego shumë e dëshiruar për “t’u lidhur”. Meshkujt e nuhasin këtë me anë të shqisës së gjashtë dhe, rrjedhimisht, priren për t’u larguar. Jepi kohë...

Mos u shpreh për zgjedhjet në lidhje me veshjen e tij, me krehjen apo me pamjen e tij, po qe se nuk ke ndonjë koment jashtëzakonisht pozitiv (dhe të sinqertë) për të bërë. Një mashkull në takimin e parë shpesh është i pasigurtë, kështu që do të rrezikoje ta turpëroje dhe të humbasë interesin për ty.

Mos e prano ftesën për të shkuar në shtëpinë e tij (qysh në takim e parë). Jepi të kuptojë se nuk do të nxitosh dhe se do të respektohesh. Edhe pse së brendshmi mund të vdesësh nga dëshira për të shkuar.

Mos e zgjat shumë takimin. Nëse për atë natë i keni thënë të gjitha dhe nuk keni ndonjë gjë interesante në program, merre ti e para nismën dhe përshëndete për këtë takim të parë, ndoshta duke përdorur edhe ndonjë justifikim pune a ndonjë gjë tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›