Hilary ia shtrin vrapit!

04/02/2005 Pas filmit “Djemtë nuk qajnë” kishte kaluar disi në plan të dytë. Tani Hilary Swank rikthehet fuqishëm më e fortë se kurrë. Jo vetëm si protagoniste femërore, e mbuluar nga elozhet e kritikës dhe e kandiduar për çmimet Oscar, për filmin Vogëlushja prej një milion dollarësh (Million Dollar Baby), regjia e të cilit mban emrin e Clint Eastwood. Por, edhe si aktore në filmin The Black Dahlia, përshtatje e romanit të James Ellroy, të cilin regjisori Brian De Palma do të fillojë ta xhirojë në Bullgari prillin e ardhshëm. Pasi ka interpretuar personazhe të thjeshtë, Hilary përgatitet tashmë për një rol, i cili e ka ngazëllyer së tepërmi: “Do të jem një femër fatale!”.