E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elia s’mendon të largohet nga Juventus

Mesfushori i Juventusit, Eljero Elia nuk do të shqyrtojë mundësinë e largimit nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit, ka siguruar menaxheri i tij Klaus Vink.

Reprezentuesi holandez u transferua në Juventus në fillim të këtij sezoni nga Hamburg për 10 milionë euro por deri më tani nuk ka zënë vend në formacionin bazë të Antonio Contes. Megjithatë, ai planifikon të qëndrojë në Torino.

“Kurrë nuk kemi menduar për largim. Sigurisht se futbollisti nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit, por së shpejti Juventus do të shijojë vlerën e vërtetë të Elias” tha Vink për Tuttojuve.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›