Kjaer do të mbetet në Romë
_593302.jpg)
Qendërmbrojtësi Simon Kjaer do të qëndrojë në Romë, sipas menaxherit të tij Mikkel Beck.
Reprezentuesi danez është huazuar te Giallorossët në verën e vitit të kaluar nga skuadra gjermane Wolfsburg por klubi romak ka të drejtën e blerjes definitive të tij në fund të këtij sezoni. Beck pret të ndodh kjo.
“Shpresojmë në blerjen e Kjaerit nga ana e Romës, futbollisti dëshiron të mbetet për sa më gjatë që është e mundur në kryeqytetin italian” tha ai për Romagiallorossa.it.