E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje: Anamorava ne rrezik!

Prishtinë, 10 shkurt, 08:37, NOA - Lëvizja “Vetëvendosje” alarmon për rrezikun që po i kanoset rajonit të Anamoravës.

Në një komunikatë shtypi, thuhet se Serbia synon të konsolidohet në Anamoravë dhe rajone të tjera, ashtu siç ka bërë me veriun e vendit.

“Për t’i kapërcyer problemet në terren, njerëzit duhet të vetorganizohen për t’i mbrojtur fshatrat e banuara me shqiptarë që të mos kalojnë në ato serbe, të parapara me planin e Ahtisaarit”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja sugjeron që organizimet të jenë të paqësore si peticionet, protestat e demonstratat masive në Prishtinë.

Por edhe në të gjitha qytetet e tjera. “Vetëvendosja” ka shtuar aktivitet në rajonet që pritet t’i nënshtrohen planit të decentralizimit dhe ku do të formohen komuna të reja me shumicë serbe.

INA-NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›