E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët të pashpresë nga zgjedhjet në Izrael

Gaza - Pas sulmeve 22 ditore të izraelitëve ndaj Gazës, banorët palestinezë nuk shpreojnë asgjë nga zgjedhjet që po zhvillohen sot në Izrael. Mediat arabe publikojnë intervista me banorë të Gazës të cilët shprehen pesimist kundrejt çdo lloj rezultati që mund të dalë nga zgjedhjet në Izrael. “Politika e tyre nuk do të ndryshojë kundrejt nesh. Edhe sulmet 22 ditore ishin pjesë e fushatës elektorale të Livnit. Ata janë popull që duan luftën dhe e ndërtojnë të ardhmen mbi gjakun e popujve të tjerë”, ka thënë një banor i Gazës për El Xhezire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›