Video e re Al Kaedes kercenon Indine per sulme

Bombei, 10 shkurt, 09:56, NOA – Organizata terroriste e Al Kaedes është bërë sërish e gjallë me videt e saj kërcënuese ndaj shteteve të ndryshme.
Por këtë radhë, objekti i një të tille nuk ka qenë aspak një shtet perëndimor, siç jemi mësuar t’i shohim.
Vendi i Lindjes së Largët, India duket se është shënjestra e re e Al Kaedës për sulme terroriste.
Në videon e cila po qarkullon në internet, thuhet hapur se nëse India do të tentojë të sulmojë Pakistanin, ajo ka për t’u ndëshkuar nga terroristët.
Duke përmendur madje edhe sulmet e fundit në një hotel të Bombeit, ku humbën jetën me dhjetëra njerëz, videoja e al Kaedës i bën thirrje Indisë ta largojë mendjen e saj nga Pakistani.
Këto dy vende njihen për konfliktin që kanë mbi territorin e Kashmirit.
n.e/NOA