E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukaku, drejt Anglisë

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 16:17

Sulmuesi i shumëkërkuar i Anderlechtit, Romelu Lukaku ka bërë të ditur se beson se do të transferohet në Angli.

Lukaku, 17 vjeç, është njëri prej talenteve më të kërkuar në kontinent dhe së fundmi spekulohej se Chelsea dhe Real Madrid udhëheqin listën e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

“Chelsea dhe Arsenal u munduan të më transferonin kur isha 13, 14 vjeç. Chelsea është klubi im i preferuar. Gjithmonë kam thënë dhe kurrë nuk do ta fsheh. Por, më pëlqejnë edhe Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City”, tha Lukaku për Goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›