S’duhet vjedhur koha qeverisëse me imagjinatën e krizave ekonomike apo politike
“Kriza ekonomike, apo politike, deri kur keshtu ma?”, do te pyeste Migjeni.
Gjithnjë me eshte kujtuar historia e shokut tim te Universitetit, asnjehere nuk kishte njohur note me te ulet se 10. Kuptohet edhe ne Ekonomine Politike te kapitalizmit qe zhvillohej ne ate kohe. Dhe cfare tha ai pasi u sigurua qe ne librezen e tij ishte shenuar perseri 10? Kur ishte fjala per krizat ekonomike qe lindnin nga superprodhimi, sic thuhej ne tekst, shoku im me tha qe une kam menduar se eshte gabim i tekstit. Megjithate ai per per te mos ulur kouten e notave, e kishte riprodhuar ate fjalëpërfjalë. Eshte shume e veshtire per lexuesin e ketyre rreshtave, sidomos per nje brez te ri ta kuptojne kete situate, kur këtej oqeanit ishin ne perdorim tallonat dhe radha e qumështit qe ne oren 3 te nates. Gjithsesi shoku im nuk ka mbaruar per ekonomist, eshte veteriner ne Berat. Por ajo qe te habit eshte se ekonomistë me tituj e grada shkencore ditëpërditë harxhojne kohë, energji (elektrike e trupore), ndonëse e quajne veten ekonomistë duke folur per krizen.
Nuk eshte e nevojshme te hapësh fjalor dhe enciklopedi per etimolologjine e fjales “Krizë”, si kur daton per here te pare ky term apo nga vjen, por besoj se te gjithe biem dakord se eshte i njëhershëm me termin “zhvillim”, per te mos thene me fillimin e shoqerise njerezore dhe shkeputjen nga bota shtazore.
Nuk di se sa shkon ky paralelizem, por kjo i ngjan nje shufre magnetike qe ka polin e veriut dhe atë të jugut. Edhe po ta ndash ne dy apo me shume pjese, perseri do t’i kemi të dy polet.
E njejta gje është edhe me termin krize qe elaborohet kaq shume. Shtrojme pyetjen se ne cilin mijevjecar nuk do te flitet per krize dhe se kur do te hiqet nga fjalori ky term. Kriza eshte, ka qene dhe do te jete ekonomike, depresion apo stanjacion, apo kriza e sotme qe lidhet edhe me sistemin bankar ne pamundesi per financuar investimet, mund te jete politike me variacione te ndryshme sipas vendeve dhe kompozimeve politike, nderkohe qe ka edhe krize nderrajonale ne marrëdheniet midis shteteve fqinje, krize te energjise elektrike apo te gazit, familjare, krize ekologjike etj. Kriza dhe varfëria relative do te shoqerojne vazhdimisht njerëzimin.
Sapo jemi ndare nga kampionati boteror i futbollit, ne Afriken e Jugut. Indirekt ne pame atje zhvilllimin e paimagjinueshem te vendit (pa qene nevoja ta krahasojme me kohen e aparteidit) nderkohe jane transmetuar edhe pamje te nje varfërie të tejskajshme.
Së fundmi, çfarë efektesh ose te mirash na sjell ky diskutim dhe debat i tejzgjatur e sipas meje edhe shterpë. çfarë do te ndodhë me ndryshimin e kompozimit politik? A garanton pjesa e spektrit qe flet e trumbeton me te madhe per krizen se me ardhjen te pushtet te aksh force politike, nuk do t’i ndjehet era më fjalës krizë, kesaj shtrige qe ka mberthyer njerezimin qe nga fillesat e shoqerise njerezore?
Une mendoj se pervec harxhimit te letres dhe marrjes se kohes lexuesve te medias se shkruar, ajo nuk sjell asnjë te mire tjeter. Disa nga keto jane qe kane folur kaq shume per ardhacakët, maloket, qe nuk te dinë te ecin ne trotuar ne krahun e djathte, nuk dine si hapet dushi apo si perdoret piruni...
Une do t’u thoja ketyre analisteve te shquar ose shume te shquar, qe te investojne dijet e tyre ne nje fushe tjeter, pasi dija e tyre eshte pasuri kombetare (mos na lashte Zoti pa to, se bëhet kiameti, pavarësisht se Nostradamusi gaboi ne vitin qe ai parashikoi, apo mësë paku ne nje këndvështrimi tjetër, të kemi nje projeksion tjeter, ne mos ortogonal, te pakten te respektohet aksonometria. Te mos harrojme se kjo aksonometri kerkohet te jete katërdimensionale, te gjithe e kuptojne se eshte fjala per kohën.
Latini ka një shprehje: “Merri çfarëdo dikujt dhe mos ia kthe, vetëm mos i merr kohën se nuk ia kthen më”.