Deklaratat e Priftit, kutia që po tmerron Edvinin
Edi Rama s’provon dot se s’është narkoman, s’provon dot se është familjar, s’provon dot se është një mashkull shqiptar. Të gjitha këto sfida përfshihen tek grishja publike që ka bërë ministri i Ekonomisë Edi Rama, prandaj edhe kryetari i PS s’po di si ta kapërcejë tmerrin që po i vjen nga kutia e deklaratave publike të Dritan Priftit
Deklarimet e djeshme të zv/kryeministrit Ilir Meta si dhe irritimi i zëdhënësit-sefte të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës kanë përvijuar edhe më mirë kufijtë e vërtetë e përplasjes së fundit politike. Ngërçi i vërtetë për Edi Ramën nuk është më as transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit, as ngritja e ndonjë komisioni hetimor të veçantë, as ngritja e komisionit për reformimin e Kodit Zgjedhor. Shqetësimi më i madh i liderit të opozitës tashmë janë të vërtetat që po përsërit prej disa ditësh Dritan Prifti, njëri nga politikanët kryesorë të LSI-së, por edhe ministri i Ekonomisë në kabinetin “Berisha”. Ministri Prifti i ka kujtuar Edi Ramës me deklarata publike se ai ka detyrimin të provojë se ka të njëjtin moral me zgjedhësit e tij, se ka të njëjtat standarde morale me shoqërinë shqiptare; pra se nuk konsumon drogë, se respekton standardin e familjes e se ka ndërmend që këto vlera t’i kultivojë edhe në krye të familjes politike që ai drejton, prej vitit 2005, kur PS për të njëjtat sëmundje doli në opozitë. S’po ndalemi këtu tek fotot me ngjyra pornografike që ka publikuar shtypi e që më pas ai është inkuarduar në një shpjegim analitik të problemeve të njëpasnjëshme që ka pasur Edi Rama, jo veç me konceptin e familjes, por edhe të marrëdhënies me gruan.
Por prova të përshtatshmërisë me standardet e shoqërisë shqiptare Edi Rama s’ofron dot pasi ai as ka familje, as ka provuar se në të shkuarën ka qenë i afeksionuar me një alternativë të tillë; Edi Rama as ka qenë shoqërisht e as nga pikëpamja shëndetësore i shëndetshëm e as tregon sot e kësaj dite se është i tëhuajësuar me të gjitha mjekimet formale apo alternative, që klasifikon si mjekime “narkotike”.
Së fundmi, ai s’i ka për herë të parë shqiptimin e dëshmive publike se konsumon rregullisht ilaçe narkotike, të paktën qëkur u kthye nga Franca në vitin 1997. Edi Rama është tmerruar pasi të vërtetat po i shqipton përditë një ministër i rëndësishëm i kabinetit të Sali Berishës, duke vënë në “bursë” edhe krendecialet e tij politike. I vendosur para një basti, që jeta e tij personale e politike nuk e fiton dot, prej ditësh kryesocialisti gjendet para një kutie që është më mirë që të mos hapet, pasi shënon edhe fundin politik të kryetarit me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës