E Diel, 1 Nëntor 2026

Së paku 16 militantë vriten në Pakistan

Zyrtarët pakistanezë thonë se aeroplanë të dyshuar amerikanë lëshuan disa raketa në rajonin veriperëndimor të Pakistanit pranë kufirit me Afganistanin, duke vrarë të paktën 16 militantë të dyshuar.

Zyrtarët thonë se sulmi ka ndodhur në rrethin jugor të Vaziristanit, që konsiderohet si bastion i Al Qaedës dhe i talebanëve.

Viktimat besohet të jenë luftëtarë talebanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›